Ka simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jetën, qiellin dhe zotat e diellit. Zeusi në skeptrin e tij mbante një shqiponjë. Ajo ishte simbol i perëndisë që drejtonte gjithë hierarkinë qiellore (sipas mitologjisë së grekëve të lashtë, të cilët e trashëguan ketë të fundit nga pellazgët.) Për paganët, shqiponja, ajo natyralja (me një kokë), ishte një emblemë e Jupiterit, i cili ishte
Zot i moralit, ligjit, rregullit dhe dënues i fajtoreve. Tek Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore.
Në Enciklopedinë e Keltëve thuhet se, "Shqiponja është emblemë e Zotëve të Qiejve dhe e Diellit që mbyt errësirën. Shqiponja me dy krerë, është simbol i zotëve binjake dhe simbolizon pushtet dhe gjithëdije të dyfishtë. Ky është një simbol me origjinë lindore dhe shfaqet gjithashtu edhe në traditat e Uellsit dhe të Irlandës, por në traditën kelte shfaqet më rrallë". Shqiponja dhe luani i Innishoen ishin të përdorura si simbole kryesore keltiko-druide.
Sipas indianeve të Amerikës, shqiponja është pika nëpër të cilën rrjedh energjia në Botë. Shqiponja gjithashtu kryen "udhërrëfimin eterik mes botëve", ku ajo shndërrohet në udhëheqëse dhe u sjell personave energjinë dhe informacionin për të kaluar në botë të tjera.
Në vitin 102 para erës sonë, konsulli romak Marius, dekretoi që shqiponja me një kokë të bëhej simbol i Perandorisë së Romës (më poshtë do të shohim se përse Perandoria e Romës pati ndikimin e shqiponjës me dy koka dhe kush e solli atë).
Besohet se flamuri i parë standard i Profetit Muhamed, në shekullin VII të erës sonë, ishte një flamur pa asnjë lloj simbolike në të, kjo për të qenë në kundërshtim me flamurin kombëtar standard të fisit pagan Quraish tribe, Al -Uqaab, i cili kishte një shqiponjë të zezë të vendosur mbi një sfond të bardhë. Shqiponja e tyre ishte e konsideruar si e shenjtë dhe besohej se merrte shpirtrat nga toka për në qiell.
Shamanët turq të Azisë Qendrore gjatë ritualeve të tyre ndërtonin një shkalle me 7-të ose 9-të stika druri dhe në majë vendosnin shqiponjën. Për ta, shqiponja ishte simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje dhe shoqëruese e shpirtrave në momentin e lënies së tokës pas vdekjes.
Gdhendjet e gjetura në shkëmbinj në këto zona tregojnë se sa e rëndësishme ishte kjo simbolikë. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe për shumë kohë pas pranimit të Islamit. Tougrul Beig (993-1063 era jonë), themeluesi i shteti Selxhuk kishte emërtimin metaforik "Shqiponjë". Në heraldiken e mesjetës dhe në atë moderne, shqiponja është simbol i guximit dhe mbahet pikërisht për të treguar një gjë të tillë.

Geen opmerkingen:
Een reactie posten