13-07-2012

Pse simboli i feniksit u emërtua shqiponjë me dy koka dhe ç'simbolizon ai realisht?


Masoneria është e mbushur me simbole magjike. Po ç'është një simbol magjik? Simbol magjik, sipas studiuesit amerikan Fredrick Goodman, është një imazh i cili fsheh një kuptim të brendshëm në vetvete, pra një imazh që ka dykuptimësi, por që kuptimi i vërtetë fshihet nga pamja, e cila shërben vetëm për kamuflim. 

Po të ekzaminosh simbolet masonike dalin në pah kuptime të fshehta, që tregojnë përshkallëzimin e pushtetit, hyjnores, të keqes e kështu me radhë. Shqiponja me dy koka është simboli apo shenja më e dallueshme masonike. Për të është folur shumë, sepse ajo ka një shpërndarje të gjithanshme. ("Magic Symbols" nga Fredrick Goodman, fq.6).

Që në momentin e parë, në atë të emërimit, njerëzit gabohen, pasi në dukje ajo është një shqiponjë me dy koka, por simbolet magjike kanë pikërisht këtë qëllim, të kamuflojnë kuptimin. E vërteta është se ky imazh simbolizon një shpend tjetër, feniksin. 

Në Egjiptin e lashtë ky simbol ishte simbol i shkollave të misterit. Shqiponja ishte një shpend, të cilit i atribuoheshin fuqi magjike, ashtu si shpjeguam më lart. Emërtimi i simbolit të feniksit në shqiponjë me dy koka ishte i thjeshtë, sepse shqiponja ishte një shpend që qëndronte përkrah feniksit në hierarkinë e të mbinatyrshmes dhe kishin edhe ngjashmëri fizike mes tyre. Kështu që pati një ndërrim të emrave, por simboli ruajti të njëjtin pozicion dhe ngeli shenja më e pushtetshme. 

Në shekujt e erës sonë emri i feniksit do të harrohej dhe simboli do të quhej shqiponjë me dy koka. Shpjegimi jepet nga autori masonik, Manly P. Hall në librin e tij "The Phoenix: An Illustrated Review of Occultism and Philosophy" (Feniksi: Një shikim i ilustruar mbi okultizmin dhe filozofinë): 

"Mes të lashtëve ekzistonin historira për një zog përrallor të quajtur feniks. Ai është përshkruar nga shkrimtarët e hershëm si një zog që i përngjan nga forma shqiponjës, por me disa dallime të vogla. Trupi i feniksit është i mbuluar me pupla të purpurta, ndërsa pendët e flatrave i ka me ngjyrë blu dhe të kuqe. Kokën e ka të bardhë dhe në qafë ka një rreth me ngjyrë të artë. Në fund të shpinës së feniksit gjendet një tufë puplash me ngjyrë të ndezur. 

Është besuar se ky shpend jeton për 500 vjet dhe gjatë vdekjes së tij trupi hapet dhe del prej andej një feniks i ri. Për shkak të këtij simbolizmi, feniksi është parë gjithmonë si prezantues i pavdekësisë dhe i ringjalljes. Feniksi është një nga shenjat e shoqërive apo vëllazërive sekrete, të cilat zanafillën e ekzistencës së tyre e kanë në lashtësi. 

Këto shoqëri sekrete studionin misterin dhe synonin ringjalljen e njeriut pas vdekjes. Kjo është edhe arsyeja pse feniksi ishte simbol i tyre, pasi ata besonin te ringjallja. Megjithatë, ky simbol (shqiponja me dy koka apo feniksi) nuk është simbol që lindi në qytetërimin egjiptian. Ai ka qenë fillimisht i përdorur nga sumerët e më pas nga qytetërimi hitit dhe persian. 

Ja pse feniksi (nga ne njihet si shqiponjë me dy koka) simbolizon Djallin 

Ka një fazë kur bota pagane u shndërrua në të krishtere. Për të pasur sukses në ndjekjen e doktrinës së krishterë, Perandoria e Romës, e cila u bë nismëtarja kryesore e këtij procesi, mitet dhe festat pagane i shndërroi në të krishtera. Pjesë e këtij shndërrimi ishte edhe identifikimi i të keqes universale, me një qenie të vetme të mbinatyrshme. Kjo qenie ishte Luciferi, apo ndryshe edhe djalli apo engjëlli rebel i dritës që u hodh nga qielli në flakët e ferrit. 

Ai do të jetë, që nga viti 0 deri në ditët tona, kundërshtari i vetëm i qiellit. Me të drejtë lind pyetja, po në vitet para erës sonë kur njerëzit besonin në shumë perëndi kush ishte ai që u rebelua? Kush ishte e keqja? Te grekët e lashtë, miti i Prometeusit, i cili u premtoi dhe u dha njerëzve dritën dhe dijen, është ai që njihet si simboli i rebelimit ndaj perëndive. Ky mit nuk është autentik, por është thjesht riprodhim i mitologjive më të lashta si hitite e fenikase, të cilat kanë përdorur një mit të tillë më përpara se të lindte figura e Prometeusit. 

Në erën tonë djallin e kanë paraqitur si premtues dijesh në shkëmbim të shpirtit. Paralel me këtë figurë mund të shihet Prometeusi, i cili solli zjarrin (simboli i dritës dhe dijes), por me vete solli edhe mërinë e perëndive dhe si pasojë vuajtjet për njerëzit. Në librin e saj mbi okultin "Now Is The Dawning" faqe 281, Barbara Walker, një feministe radikale, bën një lidhje të simbolit të feniksit me Luciferin. 

"Egjiptianët besonin se feniksi ishte përfaqësues ose simbol i një perëndie, e cila simbolizonte dritën në qiell dhe pas shkëlqimit (si Luciferi apo ndryshe Satana sipas kristianizmit është engjëlli i dritës) pati një dënim apo flijim në zjarr ku vdiste dhe rilindte. Ky është një detaj i cili, si shumë të tjerë, tregon se feniksi është simbol i asaj perëndie që në ditët e sotme quhet Lucifer apo edhe Satana." 

Ndërsa William Schnoebelen, një tjetër studiues i okultit, në librin "Satan's Door Revisited" faqe 4, shkruan: "Nga egjiptianët besohej se feniksi ishte një zog hyjnor. Feniksi digjet në momentin e fundit të jetës dhe rilind nga hiri i tij. Shumica e studiuesve të okultizmit mendojnë se ky shpend simbolizon Luciferin, i cili u dënua duke u hedhur në flakë, por që një ditë do të rilindë përsëri dhe do të ketë të njëjtin pushtet si më parë". Pra, nëse kjo perëndi ekzistonte që para krishtërimit, atëherë pse duhet besuar që simbolizon Luciferin? Pyetje të kësaj natyre janë të shumta, por fenomeni më i çuditshëm është se feniksi është simbol i krishtërimit në të njëjtën kohë. 

Shqiponja me dy koka u bë e njohur si simboli i Perandorisë së Bizantit, por shpjegimi i përdorimit të një shqiponjë me dy koka, në vend të asaj me një, ishte se simbolizonte shpërndarjen nga Lindja në Perëndim të perandorisë. Natyrisht që ky ishte vetëm një shpjegim formal, sepse e vërteta është krejt ndryshe. Ja se ç'thotë një prej emrave më të njohur të studimit të historisë dhe teologjisë. 

Studiuesi i religjioneve Godfrey Higgins, në veprën e tij Anacalypsis (kapitulli ii., f. 441), jep një shpjegim të saktë mbi jetëgjatësinë e këtij shpendi. Kjo vepër unikale për llojin e saj, është botuar në vitin 1833, pas vdekjes së tij, në një tirazh të limituar dhe përmban përfundime që vijnë nga studimi i më shumë se 200 veprave. 

Autori jep një shpjegim të detajuar edhe mbi jetëgjatësinë e feniksit dhe simbolikën e tij. Higgins thotë: "Feniksi është simboli i një cikli të përsëritshëm e të pafund, ciklit diellor, i cili zgjat fiks 608 vjet. Ai i referohet fjalës fenikase, e cila është edhe rrënjë e feniks, FE=cikël. 
Feniksi u adoptua në fillimet e hershme nga kristianizmi dhe paraqitje të ndryshme të tij janë gjetur edhe nëpër varre. Legjenda e lashtë e këtij simboli dhe ajo që ai simbolizonte (përjetësia), padyshim që u bë shtysë që feniksi të ishte simbol i vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit". 
Ndër të gjitha këto studime dhe përfundime, një gjë është e sigurt: feniksi apo ndryshe dhe simboli i shqiponjës me dy koka, është emblema më e pushtetshme dhe më magjike që ka ekzistuar ndonjëherë.

Geen opmerkingen:

Een reactie posten