Vrasësit dhe të vrarët do ti japim si pas dëshmive të dhëna nga personat që kanë qënë prezent gjatë masakrimeve që u janë bërë burrave të tyre, grave, fëmijve, kushërinjve, bashkëfshatarëve, miqve, shokëve etj. duke u mbështetur tek libri "Masakrat në Çamëri" botim i vitit 2009, mbi bazën e dokumentave
arshivore të Ministrisë së Brëndshme, Ministrisë së Punëve të Jashtëme,etj.
Lufta Italo-Greke ishte një okazion i mirë dhe tepër i favorshëm për Qeverinë Greke, për të përmbushur strategjin e saj atë të spastrimit etnik të çamëve myslimanë. Me fillimin e sulmit të Italianëve, grekët me njëherë krijuan komisione
në bazë qytetesh, të cilët përpilonin listat me emrat e çamëve dhe menjëherë filloi grumbullimin e internimin e tyre. Kështu në mëngjezin e 28 Janarit 1940 (dita e parë e çeljes së luftës), komandanti i korrofillaqisë së Filatit, mori një pjesë të madhe të burrave nga 15 vjeç deri në 75 vjeç dhe i çoi në Gumenicë, ku po grumbulloheshin meshkujt e këtyre moshave nga të gjitha fshatrat e Çamërisë dhe që këtu filluan të masakrahen. Nga e gjithë Çamëria u mblodhën 6.000 djem e burra dhe u internuan në ishujt e Detit Egje si në Hio, Medlin, Korintho, Sakëz etj. ku u mbajtën plot 6 muaj larg familjeve dhe pa asnjë lloj informacioni. Kuptohet nëpër shtëpira mbetën vetëm gratë, të cilat duhet të përballonin gjithë vështirësitë për të mbajtur gjallë fëmijtë e pleqtë. Mbas 6 muajsh kur u kthyen në shtëpi burrat, gjetën familjet dhe shtëpitë mos më keq dhe nga të internuarit si efekt i torturave nga më çnjerëzoret vdiqën apo u vranë 500 burra.
Komisionet e ngritura në qytetet e Çamërisë përbëheshin nga:
- Në Gumenicë: prefekti i Thesprotisë Kalivjoti, sekretar i parë i prefekturës Vasillakos, komandanti i korrofillaqis së qarkut të Thesprotisë Dhimo e Thoma Pituli, Naçi Baço, av.Pana Mihali nga Zica, av. Kotanos nga Korfuzi.
arshivore të Ministrisë së Brëndshme, Ministrisë së Punëve të Jashtëme,etj.
Lufta Italo-Greke ishte një okazion i mirë dhe tepër i favorshëm për Qeverinë Greke, për të përmbushur strategjin e saj atë të spastrimit etnik të çamëve myslimanë. Me fillimin e sulmit të Italianëve, grekët me njëherë krijuan komisione
në bazë qytetesh, të cilët përpilonin listat me emrat e çamëve dhe menjëherë filloi grumbullimin e internimin e tyre. Kështu në mëngjezin e 28 Janarit 1940 (dita e parë e çeljes së luftës), komandanti i korrofillaqisë së Filatit, mori një pjesë të madhe të burrave nga 15 vjeç deri në 75 vjeç dhe i çoi në Gumenicë, ku po grumbulloheshin meshkujt e këtyre moshave nga të gjitha fshatrat e Çamërisë dhe që këtu filluan të masakrahen. Nga e gjithë Çamëria u mblodhën 6.000 djem e burra dhe u internuan në ishujt e Detit Egje si në Hio, Medlin, Korintho, Sakëz etj. ku u mbajtën plot 6 muaj larg familjeve dhe pa asnjë lloj informacioni. Kuptohet nëpër shtëpira mbetën vetëm gratë, të cilat duhet të përballonin gjithë vështirësitë për të mbajtur gjallë fëmijtë e pleqtë. Mbas 6 muajsh kur u kthyen në shtëpi burrat, gjetën familjet dhe shtëpitë mos më keq dhe nga të internuarit si efekt i torturave nga më çnjerëzoret vdiqën apo u vranë 500 burra.
Komisionet e ngritura në qytetet e Çamërisë përbëheshin nga:
- Në Gumenicë: prefekti i Thesprotisë Kalivjoti, sekretar i parë i prefekturës Vasillakos, komandanti i korrofillaqis së qarkut të Thesprotisë Dhimo e Thoma Pituli, Naçi Baço, av.Pana Mihali nga Zica, av. Kotanos nga Korfuzi.
- Në Margllëç: Leme Luka, Papa Vangjeli, Komandanti i Korrofillaqisë Marmingas Papandreu dhe Vasil Pepa.
- Në Pargë: Katullas, Dine Xhako, Spiro Gara, Arkiles Cini nga fshati Agjija, Rafpotullos Nikos, Nikos Jani, Andrea Dhrakos, dr.Taci Metenjas, av.Jorgo Metenjas, Spiro Pexhellaqis, farmacistët Valejase Lavedhas, Akile Xhek, Nasho dhe Stavro Babi.
- Në Paramëthi: Demosten Kinges, dhespoti i Paramëthis Jani Barba,Tasi Dalisas, Dino Danga, Lefter Stungari, Dino Çaçi, komandanti i korrofillaqisë Çaçi Janos, Çine Prifti dhe Stefan Çoçi.
- Në Arpicë: Jorgo Sfridhis, Janis Kaciminis, Jorgos Kanthopollos, Mihal Karatororos dhe Kristo Spanos.
- Në Agji: Miço Kostandiridhis (mësues), Miço Xhas, Lelo Niko, Koço Llambro, Loli Repani, major Papa Nikas (më vonë u rrjeshtua në ushtrinë e N. Zervës) dhe Agnapon Steljanidhis.
Këta ishin drejtuesit e planit për çfarosjen e popullit çam mysliman, të cilët nga viti 1940 e deri në Mars 1945 muarën pjesë edhe vetë direkt në masakrat që u kryen duke u bashkangjitur ushtarëve zervistë ku vranë, therën, dogjën, përdhunuan, plaçkitën dhe torturuan njerzit e kësaj krahine. Një pjesë të emrave të viktimave do ti trajtojmë më poshë :
Në vitin 1940, Thoma Pituli, Kristo Berati, Çuni i Dhimo Pitulit dhe korofillaku Llambri kanë vrarë Ahmet Ahmetin, Qazim Rexhepin nga Globoçari; ndërsa Jaho Idrizin e kanë vrarë Lluka Vangjeli, Petro Thoma e Marko Karroqi. Myrteza Mehmetin nga Grikohori e kanë vrarë Thanas Minua nga fshati Ledhëz dhe Dushi e Gaqi Lako nga fshati Grikohor. Thoma e Dhimo Pituli, Kristo Berati e Sterjo Marku kanë djegur me benzinë në Gumenicë Avdi Mazen. Papa Qesari ka vrarë Qemal Kasimin nga Grikohori dhe e ka hedhur në lumin Kalama gjysëm të gjallë. Panajot Vengo, Jorgo Daci dhe Jani Nina kanë therur me thikë djalin e Duro Isufit duke e kryqëzuar në mur. 14 çamë të lidhur me litar i nxorrën nga burgu i Gumenicës dhe i çuan në fshatin Ledhëz ku u pushkatuan nga Thanas Markos, Marko Vasili, Koço Pandeli, Gaqi Ilija, Kristo Berati dhe Tire Vasili. Po në vitin 1940 nga fshatrat e Gumenicës vrane edhe 15 veta të tjerë. Nga të internuarit që u vranë e u torturuan mund të përmëndim: Izet e Hamza Skëndo e Veip Jupe të cilëve nga urija dhe torturat e mëdha u dolën trutë. Jashtë burgut të Prevezës Murto Hamitit nga Vola i prenë të dy duart, ose Memeço Zeqiri po nga Vola, prej torturave që i bënë vdiq gjatë rrugës etj.
Në shfrytëzim të të dhënave statistikore për "krimet në Çamëri", rezulton se nga viti 1940 deri në vitin 1941 nga internimi i bërë nga regjimi i Metaksa-it (në kohën e Luftës Italo-Greke) janë vrarë e vdekur nga torturat 500 burra, veç këtyre kanë vdekur nga torturat edhe 590 burra pa asnjë akuzë kundër tyre. Ndërsa me datë 27.06.1944 në Paramëthi, Margllëç e fshatra jane vrarë 800 burra dhe 230 gra e fëmijë. Në Pargë 130 burra. Në Gusht të vitit 1944 në Filat e fshatra janë vrarë198 burra dhe 61 gra e fëmijë. Në Mars1945 janë vrarë në Filat 142 burra dhe 59 gra e fëmijë.etj.Të humbur burra, gra e fëmijë në qytetet Paramëthi, Pargë, Margllëç, Gumenicë e Filat numurohen 2300 veta. Gjithsej janë vrarë e vdekur nga torturat 4.700 frymë. Në raport me numurin e përgjithshëm të kësaj popullsije rezulton se 20% e popullsisë është vrarë brënda një kohe prej 9 muajsh ( 27.6 1944 deri në Mars 1945). Kjo ishte fushata më çnjerëzor e shtetit Grek me Napolon Zervën në krye, ndërsa pjesa tjetër rreth 25 mijë vetë, që arriti ti shpëtojë kasaphanës u shpërngul me dhunë nga vëndlindja, mërgoi në Shqipëri.
Mëngjesin e ditës së martë të datës 27.06.1944 në qytetin e Paramëthisë hynë 2.500 zervistë duke premtuar qetësi, paqe dhe dashuri, siguri ndaj pronës e çdo pasurie. Por pas dreke filloi masakrimi kudo, në çdo vënd që gjenin çamë. Masakrimet janë kryer brënda nëpër shtëpira mbi gra dhe fëmijë, burrat vriteshin mizorisht nëpër rrugë dhe hidheshin nëpër hendeqe (kanale).Të vrarë numurohen tregtarë, bujq, pronarë dhe punëtor 103 veta; gra të reja, vajza, fëmijë dhe plaka 62 veta, gjithësej 165 veta. Ndërsa në fshatrat e Paramëthisë si në Gardhiq, Dhragumi, Amini e Karbunar ditën e nesërme u masakruan tmerrësisht: pronarë, punëtorë dhe bujq 600 frymë, gra të reja, vajza dhe plaka 150 frymë. Vrasjet janë kryer nga ushtari zervist: Kiço Koma nga Paramëthia, dëshmon Fatime Prronjo, se ai i mori burrin e saj Veli Prronjon 68 vjeç dhe e theri me thikë, ndërsa zervisti Dhimo Pasko me djalin e tij Sotir Dhimo Pasko i muarën djalin Abedinin 19 vjeç dhe e vranë brënda në shtëpi. Idriz Bajrami nga fshati Karbunar i Paramëthis ka dëshmuar se në Shtator 1944 trupat zervsite të komanduara nga kolonel Kamaras dhe n/kolonel Kranja shkuan në fshat dhe filluan vrasjet e torturat, ata i morën nënën e tij Lutfije Bajrami 60 vjeç me 5 gra të tjera. Mehani Isufin bashkë me nusen e djalit të saj Gjulsum Veipin, Kadrije Hamdinë dhe nënën e Simo Dodit nga Paramëthija, në këtë dite ushtarët zervistë vranë 39 veta nga fshati Karbunar gra, pleq dhe fëmijë ku midis tyre përmënden Osman Pasha, Najle Rexhepi, Kadrije Metushi me tre vajza dhe vjerrën, Mine Jahjan, Zeqir Dulen, Hajrije Xhemon dhe vajzën e saj Maten, Fatime Xhaferrin me dy të bijat. Në fshatin Gardhiq u vranë 6 veta si Xhaferr Llushi me të shoqen dhe djalin e tij,Tafil Isaj, Hadër Bazi dhe Jaho Kasimi. Hamit Mane nga Karbunari tregon se në muajin Korik1944 ushtarët zervistë në katundin e tyre kanë bërë kërdinë duke vrarë, therur, djegur e përdhunuar. Ai tregon se në sytë e tij, kanë vrarë hallën Hazbije Agushi bashkë me nusen e djalit që ishte shtatzanë dhe tre mbesat e saj foshnjë, si dhe shumë vrasje e tortura të tjera ndaj këtyre fshatrave të cilëve nuk po i përmëndim jo se janë të pa vlerësuar por mendojmë se arrihet me kaq për të kuptuar kasaphanën e kryer.
Sulo Emini nga fshati Sollopi i nënprefekturës Filat, deshmon se:" Forcat e ushtrisë Greke hynë në Sollopi me datë 25 Allonar (Korrik) 1944, duke vrarë me armë, pirovollo dhe murtaja, ne nga frika morëm rrugën për në Filat, rrugës forcat greke vranë 24 shpirt (veta)" ....dhe tregon emrat e tyre, ndërsa ai vetë u plagos në këmbën e djathtë dhe mbeti sakat... "Forcat greke komandoheshin nga major Ilia Kaço nga fshati Palohor i Shkallës së Filatit". (Në fshatrat e Shkallës (lexo: Shkallës së Zorjanit) përfshiheshin: Picari, Dolani, Gurrëza, Sollopia, Sklavi dhe Muzhaka). Më tej dëshmia e Sulos vazhdon: " Unë kam parë me sytë e mi që, kur ushtria zerviste hyri në fshatin tim, menjëherë i vunë zjarrin Sollopisë dhe gjithë fshatrave të Shkallës dhe ne duke ikur rrugës për në Filat shikonim vetëm tym e zjarr që dilte nga keto fshatra"
Dëshmitë janë të shumta ku tregohen ngjarjet e vërteta të bëra nga oficerët dhe ushtarët zervistë dhe civilë orthodoks , qoftë dhe bashkëfshatarë por që muarën fuqi nga shteti për të vrarë, therur e djegur njerëzit e pafajshëm dhe shtëpitë e fshatrave të tëra. Duhet theksuar se kjo nuk ishte luftë, por qeveria dhe kisha greke ndërsyen ujqërit për të shqyer myslimanët çamë dhe lakmija për tu pasuruar nuk ka pengesa, ajo nëpërmjet fatkeqësive të të tjerëve kalon çdo arësye njerëzore. Xhaferr Abazi, Xhavdet Rizai, Sulejman Zeneli, Avdul Hasani, Dervish Sulo etj. krahas të tjerave tregojnë se Thanas Rafti me pesë zervista, pasi çnderuan dhe rrahën Adilenë dhe motrën e saj, i varën me kokë poshtë dhe pasi u morën paratë i therën të dyja në shtëpi, ndërsa Bidakos i therën djalin në gjoks tek po i jepte qumësht për të pirë, Abedin Prronjon djalë 17 vjeç e therën, në sy të nënës, duke e bërë copa copa, një pjesë të kafkës së djalit e mori e ëma, Fatija e cila e ruajti dhe e mbështolli në gji. Një djalë të quajtur Tahir Musai i sëmurë, ja ngarkuan nënës së tij, e cila e shpuri në vëndin e vrasjes dhe ja vranë para syve të saj. Le të kujtojmë dhe një ngjarje tjetër domethënëse, një thirrje të një gruaje, si të shumë grave të tjera që në buzë të varrit i bënin qeverisë greke, sipas dëshmisë së Fahro Zenel Qemalit nga Karbunara e Paramëthisë e cila e zhytur në kujtime thotë: "Kur na erdhën në sabah (mëngjes) gratë ( të cilat i kishin mbajtur gjithë natën në huqumet dhe ndigjoheshin të bërtiturat e grave e vajzave pasi përdhunoheshin nga grekët) paçë (pashë) me sytë e mi një grua zbathur që bërrtiste e që i tha n/kolonel Kranjajt:" Kështu bën qeveria, që lëshon asqerët të na çnderojnë e të na shkliejnë (shqyejnë)?", kjo grua quhej Mensure Bakiu, por si kjo grua e pësuan të gjitha gratë e tjera". Xhevdet Monopullo ka dëshmuar se: "Samon një grua 35 vjeçe, e rrahën e torturuan dhe si e çnderuan, përgaditën një strofë me dru, e lyen me vajguri dhe e dogjën të gjallë, apo gruan e Nuh Tasimit bashkë me fëmijët, pasi e çnderuan dhe ajo kundërshtoi, i a therën të dy djemtë në duar dhe më pas edhe vetë atë. Vrasësit ishin Lefter Strugari, Taq Strugari dhe Aniro Strugari.
Vejsel Besho nga fshati Spatar i Filatit dëshmon: "Ditën e xhuma (e premte) me datë 27 Nëntor 1944, po atë ditë që ushtria zerviste rrethoi Filatin, rrethoi edhe Spatarin, ishte ushtri e madhe zerviste dhe çeta civile zerviste që komandoheshin nga n/kolonel Kranja nga Greqia e vjetër, major Ilia Kaço nga Palohori me gjithë djalin, major Vito Pallambaj i Filatit dhe vllahu Andija Ferdinua dhe Miltijadh Ferdinua me gjithe djemtë e tyre, Vllahu Kristo Berati dhe tre djemtë e Stefan Tavanxhiut nga Filati, dhane urdher ku mblodhën gjithë burrat në xhami dhe i mbyllën brënda me roje tek dera, ndërsa gratë mbetën nëpër shtëpi, ku më pas u lëshua ushtria zerviste nëpër shtëpi, vodhi, plaçkiti, pastaj filluan të vrisnin gratë, pleqtë dhe fëmijët duke i masakruar me thika. Gratë që shpëtonin vraponin për në xhami ku ishin burrat, por komandantët dhanë urdhër për hapjen e dyerve të xhamisë nga ku dualën të gjithë burrat jashtë ku u takuan me disa gra që shpëtuan deri sa erdhën tek xhamia, në këtë çast hapën zjarr mbi 'ta, tek kodra dhe i vranë të gjithë. Të gjithë popullin e katundit- vazhdon dëshmija- i vranë, lanë vetë dy veta të gjallë, Emin Dautin dhe Haki Dinen ( të dy këta ishin të sëmurë mendorë), të cilët Avdija Vllahu i vuri që ti coptonin të gjitha viktimat me sopatë duke i bërë thela thela (copa copa) dhe pasi këta e plotësuan urdhërin e tij, i mblodhën copat e njerëzve në një vënd dhe mbi togën e viktimave, komandantët zervistë dhanë urdhër për therjen me thika edhe këta të dy, më pas trupat e tyre të therur i hodhën në pirgun e kufomave të tjera". A është ky veprim i pranueshëm për orthodoksinë apo kishën Greke? Nuk e di. Le të përgjigjen ata që thonë:"Çështja Çame nuk ekziston"! ..."Të gjitha mallrat u grabitën, nuk lanë asgjë. Katundi mbeti i shkretë pa asnjeri".
Edhe në fshatrat Arpicë, Kuç, Nistë, Arvenicë, Volë, Vrohona, Vris, Pargë, Globoçar e Margëllëç, vepruan barbarisht mbi njerzit që nuk kishin ikur dot nga shtëpitë që të kalonin malet e të hidheshin në anën e fushave të lumit Kalama (Fshatrat e fushës së lumit Kalama, sipas dëshmive, u larguan nga vëndi gjatë gjysmës së dytë të muajit Korrik dhe javës së parë te gushtit, të vitit1944, duke i shpëtuar masakrave; këto fshatra ishin: Rrëzanji, Dolani me lumë, Sqelevaj, Dhërmica, Salica, Dramësi dhe Bedeleni, të cilët kishin tokat e tyre në fushën e lumit Kalama), siç bëri pjesa më e madhe, e cila shpëtoi nga vdekja e sigurt. Në këto fshatra janë vrarë 97 burra dhe 18 gra. Midis shumë të torturuarve që kanë vdekur dhe të vrarëve në këto fshatra përmendim dëshminë e Mehmet Nuhut se në Gusht 1944 trupat e komanduar nga major Papa Nika nga fshati Agjija, kapiten Anastas Rafti dhe major Vasil Balluni, kanë vrarë në fshatin Arpicë Shaban Zeqirin bashkë me të shoqen, Kasim Isan nga Arpica e kanë vrarë në Shtator 1944 në Filat; ndërsa Hamit Isan dhe Husni Hasanë i vranë në Korfuz. Qemal Isaj nga Vola dëshmon se Qerim Xhelalit nga Vola i ka prerë kokën me sopatë vetë major Papa Nika me Vasil Ballunin, po këta kanë vrarë Halit Bodinin dhe Hasim Qazimin. Riza Gjinika nga Margllëçi dëshmon se ushtarët zervistë të komanduar nga major Vasil Balluni dhe kapiten Miltjadh Pilo Loli, veç djegjeve dhe plaçkitjeve që i bënë qytetit, i kanë vrarë djalin e tij Abedinin 13 vjeç. Djalin ja ka djegur në furrë vetë kapiten Miltjadh Pilo më 29 Nëntor 1944; ndërsa major Vasil Balluni ka therur me thikë në shtëpinë e tyre me 20 Qershor 1944 Qamil Abazin 75 vjeç dhe Merjeme Qamilin 65 vjeçe. ( Shënim:a)Siç vihet re në këtë krahinë, në shumë raste grave u thirrej në emrin e burrit gjatë komunikimeve, b) Emrat e mbiemrat e personave janë në dialektin çam, ashtu siç flitej në atë kkrahinë).
Ali Hasani dhe Zejnel Muhua nga fshati Mazrrek midis të tjerash kanë dëshmuar se me datë 29.06.1944 bandat monarkiste të zervës hynë në Mazrrek kundra frontin të katundit Nikolicaj, Kurtec dhe Vrastova me urdhër të n/kolonel Kronjarit, toger Cingas dhe nën toger Jorgji Çako, me qëllim për ti kapur të gjallë, për ti vrarë e therur. Ata sa erdhën në fshatin Nikolic me njëherë i vunë zjarrin fshatit. Me datë 10 Korrik 1944 ata dërguan një letër ku kërkonin të bënin bisedime me fshatin, por në bisedime shkuan vetëm katër veta ( Agush Meta, Brahim Muhameti, Hamdi Mahmuti dhe Mahmut Malo), Atje u takuan me n/kolonel Kronjarin, toger Cingën, një xhandar, Jorgji Baçin civil nga fshati Grikë, bashkë me këta ishin edhe Halit Mehmeti e Tahsim Sali Hafizi që ishin marrë peng. Ata, së bashku dhe me dy oficerë anglo-amerikanë, u propozuan të dorëzonin armët sepse do tu sigurohej jeta, nderi dhe pasuria, prandaj- u thanë ata-" dorzohuni dhe mos merrni fëmijët në qafë". Përgjigja e tyre ishte: "kush na siguron se nuk do të ndodhë e njëjta skenë si në Paramëthi, Karbunar e Pargë që po ju vratë e therët burra, gra e fëmijë dhe që u thatë po këto fjalë?". Ata u përgjigjën se ".... vërtet janë bërë gjëra të vogla nga bandat, por me ardhjen e ushtrisë së rregullt do të vendoset qetësia". Këta kërkuan19 ditë kohë dhe gjatë kësaj periudhe u muarën masa dhe nisën gjithë familjet në drejtim të Gumenicës, Filatit e fshatrat sa më afër me kufirin e Shqipërisë. Me përfundimin e afatit, u refuzua dorëzimi dhe nga fronti i ushtrisë zerviste të qytetit të Margëllëçit dhe Arpicës, me urdhër të majorit Papa Nika nga fshati Agjija dhe major Vasil Balluni nga fshati Spatar, n/toger Filip Papandreu dhe Miltijadh Pilua nga fshati Karter, hynë në fshatra dhe dogjën mbi 150 shtëpi.
Dëshmitari Beqir Kamberi nga Arpica, tregon se një skuadër ushtarësh zervistë e komandauar nga kapteri Anastas Sotiri nga Arpica i vranë nënën e tij Bidè Kamberi, kushërinjtë Shaban Asqerin, dhëndrin Husejn Hazerati dhe kushirin tjetër Hamit Huso, pastaj morën të gjitha plaçkat e shtëpisë. Anastas Sotiri dhe Thimio Kili nga Agjija, therën me thikë Husni Zarapin pranë kafenes "Kaliniko" në Shiroko etj. Bandat Zerviste me datë 27 e 28.08.1944 hynë në qytetin e Pargës dhe masakruan të gjithë qytetin, këto ditë ata vranë 49 burra dhe 3 gra, veç kësaj gratë e fëmijët që mbetën i dërguan në qytetin e Paramëthisë në internim dhe një pjesë të grave pasi i çnderuan i vranë, një pjesë tjetër që ishin vajza i martuan me forcë, ndërsa pjesa tjetër e grave dhe e fëmijëve që mbetën nuk u muar vesh fati i tyre. Me datë 27.08.1944 ata therën djalin 7 vjeçar të Dino Agako Prronjos, vranë e masakruan falmiljet e :Mero Bubeqit me katër djem, Braho Duros me tre djem, Abedin Idrizin me gruan dhe dy djem Abazin e Rizan dhe vajzën e tij Hajrije; familjen e Xhelo Milazimit me dy djemtë etj.Tragjedi kjo e Pargës, që kalon çdo kufi të veprave barbare që mund të bëjë njerëzimi; por këto veprime tashmë ishin të përditëshme për qeveritarët greke, për kishat greke që i realizonin me duart e ndyra, të fëlliqura të Napolon Zervës që përfaqësonte EDES-in (National Republican Greek League) dhe të Plastiras-it (Ushtria Kombëtare Greke) me bandat e tyre kriminale. Për njohuri të lexuesit të gjërë, EDES-i ishte në shërbim të " Batalioneve të Sigurimit" që komandant ishte pronazisti kolaboracionist kolonel Dertilis.
Më 23.08 1944 banda të tjera zerviste hynë në qytetin e Filatit, mbasi u morën vesh me banorët me konditë se do u siguronin jetën, nderin dhe pasurinë (siç shifet kjo ishte taktika që zgjidhte ushtria zerviste kudo që shkonte, u premtonte pastaj i hante në besë, kështu vepruan në Paramëthi, Mazrrek, tani në Filat e kudo). Por menjëherë zervistët e shkelën marveshtjen dhe arrestuan 47 burra, i lidhën dhe i shoqëruan për në komandën e tyre, të cilët i masakruan në afërsi të urës së lumit të Filatit. Po në këtë ditë arrestuan edhe 51 burra të tjerë nga të cilët masakruan 22 në afërsi të spitalit në Granicë, ndërsa 29 të tjerët i masakruan tek prroi i Shelës. Po në këtë ditë bandat zerviste shkuan në Spatar, fshat afër Filatit ku vranë burra, gra e fëmijë, që grumbulloheshin shumë familje nga fshatrat e gjithë Çamërisë, pasi siç është theksuar, mblidheshin afër kufirit për të emigruar në Shqipëri për tu shpëtuar therjeve, vrasjeve, përdhunimeve, torturave e plaçkitjeve deri tek plaçkat e trupit. Zervistët e dinin këtë veprim prandaj shkuan dhe kryen këto veprime barbare. Çetat zerviste të komanduara nga Ilia Kaço, Ajdhon Kaço, Arjir (Argjir) Pandeli Laka (për këtë dëshmojnë se ishte shumë i etur për të çnderuar në çdo rast, pa lënë më një anë të tjerët), Karagjeropullos,Theodhori Vitos, Kristo Berati, Sotir Pasko etj në Shtator 1944 rrethuan Spatarin dhe zunë rreth 157 persona, shumica gra e fëmijë. Me të hyrë në fshat filluan grabitjet, torturat dhe vrasjet dhe disa nga ata që janë vrarë në atë ditë, pa i përmëndur të gjithë, janë: Medar Isufi, Ahmet Sulejmani, Hetem Xhelo vjeç16, Selam Kocani, Hamza Ismajli10 vjeç, Haki Dine i çmëndur, Adem Beshe, Hava Saqe, Emin Dauti i çmendur, Skënder Ahmeti 15 vjeç,Taip Rustemi, Dino Zeneli, Hazhi Zeneli, Musa Sula, Jaho Hajro, Kaso Telhaj, Omer Hamiti, Ali Smajli13 vjeç dhe shumë të tjerë. Avdul Nurçen e çuan në Filat të lidhur mbas një karroce dhe e zvarritën nëpër rrugët e qytetit, pastaj e futën në një gropë pa e vrarë duke e lënë nga mesi e lart jashtë. Meliha Met Saliu nga Filati tregon se në Shtator 1944 grumbulluan 500 veta dhe i burgosën në ikotrofio (burg) të Filatit, ku nga uria vdiqën më se 70 gra e fëmijë pasi racioni i bukës ishte 50 gram në ditë, çdo ditë torturoheshin pa mëshirë shumë gra nga zervistët, midis tyre gruan e Sherif Sulejmanit 50 vjeçe e cila vdiq nga rrahjet me dru si dhe nëna e Hate Hallunit nga Filati, e shoqja e Xhelo Rexhos nga Dovani u burgos me 7 fëmijë nën 12 vjeç, nga të cilët i vdiqën 6 fëmijë, një grua e quajtur Merushe nga Dovani u burgos me 3 fëmijë dhe doli vetëm nga burgu, pasi fëmijët i vdiqën.
Gra të vrara në Spatar, midis shumë të tjerash janë: Kije Nurçe gruaja e Dane Beres, Pashe Fetahu, Haso Braho e shoqja e Ismajl Kocanit, në sheshin e Jasin Ahmetit janë vrarë mbi 10 gra e fëmijë, tek shtëpia e Mero Hoxhës vranë 14 gra, në shtëpinë e Mete Brahos janë djegur 10 veta me benzinë; në kopshtin e Meto Hamitit janë vrarë 20 veta, në arën e Çomo Meçes dhe në vreshtin e Dules janë vrarë rreth 40 veta. Grave, krahas torturave e përdhunimeve, i fusnin edhe macet nëpër tumane (çitjane), të cilat ulërinin dhe kërkonin ndihmë. Po kush do i ndihmonte? Burrat e djemt e tyre vriteshin, thereshin e torturoheshin të mbyllur nëpër shtëpira e të lidhur, pastaj u merrnin jetën duke i vrarë. Klithma dhe ulërima nënash e grash, fëmijët shikonin tmerre me sytë e tyre të përlotur, me fytyrat e tyre të pafajshme, qënia e tyre e njomë e lindur për të jetuar; por jo, satrapët e Greqisë i shkëputën nga jeta, pse se " ishin shqiptarë e myslimanë dhe se ishin bashkëpunëtor me nazi-fashizmin". Çfar argumenti, ç'far llogjike? Nuk duhet çuditur, sepse ngjarjet ndodhën dhe aktorët ishin qeveritarët qëndrorë dhe vendorë të Greqisë, bashkë me papazllarët dhe dhespotët që i falen Krishtit. Ç'hipokrizi!
Për të ndihmuar që të keni një përfyryrim më të plotë, në anallogji me disa nga këto vrasje, therje, përdhunime, mund të shihen tek filmi Italian "Il cuore nell pozzo" ( Zëmra në pus ), ku trajtohen masakrat e kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga ushtria Jugosllave me komandantin Novak, ndaj një komuniteti Italian me banim në Slloveni e Kroaci, të cilët i vranë, i therën, i përdhunuan dhe i detyruan të shpërnguleshin nga vëndi i tyre, sikundër vepruan ushtarët zervistë me komandant Napolon Zervën në Çamëri.
Edhe me datë me 29.08.1944 zervistët e komanduara nga Ilia Kaço,Theodhori Vitos, Kolle Jaropullos u futën në Filat dhe të nesërmen erdhën 600 ushtarë nga Paramëthija, nën komandën e kolonel Krajas të cilët filluan përsëri grabitjet, torturat dhe vrasjet. Këta në shtëpinë e Hasim Abazit gjetën një numur të madh familjesh të grumbulluar për të qënë të bashkuar me shpresë se nuk do pësonin ndonjë gjë, por ushtarët merrnin fëmijet dhe në sytë e nënave i thernin. Në pyllin e Abaz Meros vranë 10 veta, të cilët kishin hypur në pemë për të mos u diktuar, por sa i shikonin ushtarët i vrisnin me armë. Filluan vrasjet në të gjitha anët e qytetit, ndër të cilët Hajredin Muharremi, Ferhat Karabi, një hoxhë nga Kuçi me gjithë familje, Mete Turku, Xhelo Kili, Haxhi Çapuni, Hilmi Beqiri, Sherif Sollopia, Arif Sollopia,Tafil Haxhi, Isuf Dema, Refat Çuço, Baze Brahimi etj.
A kuptohet pse vriteshin këta njerëz? Le të shikojmë një gjyq të zhvilluar me datë 24.08.1944. Gjyqi ishte formuar nga n/kolonel Kranjas dhe u muarën në gjyq 55 veta, nga të gjykuarit 48 veta u dënuan me pushkatim, akuza ishte sepse këta kishin vënë në kokë qeleshe të bardhë. Gjatë rrugës për në vëndin e pushkatimit, nga goditjet që u bënin në mes të shpatullave vdiqën mjaft. Pushkatimi u krye te ara e Xhelo Metës.
Kush e përbënte gjyqin? Gjyqi përbëhej nga Stavropullos, kapiten Shabani nga Lamija, Petro, Vangjel e Lefter Strungari, Mazo Baveço, Vangjel Shyti, Koço Aleksi, Miço Culla, Aleko Danga, Sotir Beko, sekretari i EKE-së (Partia Kombëtare Greke) për Thesprotinë, Ndriko Mandrello, Vasil Strungari, Vasil Jani, Mikruli (të gjithë këta ishin nga Filati), dentisti Andonios Mavrudhis nga Fatiri, Kristo Konstandopullos-av. në n/prefekturën Filat dhe zervisti Vasil Ciropullos.
Gratë e fëmijët ishin në burg. Gratë i çnderonin të gjitha, ndër 'to edhe një plakë 70 vjeçare të quajtur Zeko (Zeqirje) Shëllira. Ata që vdisnin në burg, nuk i hiqnin, por i linin në mes të të gjallëve deri sa qelbeshin.
Më 13 Shkurt 1945, u nënëshkrua një marveshje ndërmjet EAM.-it (Natonal People's Liberation Army) dhe qeverisë së Plastiras-it (Ushtria Kombëtare Greke). (Marëveshja u quajt "Marëveshja e Varkizës").Sipas dëshmive rezulton se muajt Dhjetor 1944, Janar e Shkurt 1945, krahina e Çamërisë ishte çliruar dhe administrohej nga ELLAS-i, ku bënin pjesë edhe djem partizanë të Çamërisë, por me nënëshkrimin e marëveshjes së më sipërme, ELLAS-i i dorzoi armët qeverisë së Plastiras-it. Me dorëzimin e armëve krahina e Filatit (ku gjatë muajit Shkurt 1945 ishin grumbulluar mbi 3.500 veta çamë të rikthyer sipas marëveshjes dhe me qënë se krahina ishte nën kontrollin e ELLAS-it, çamët ishin të sigurtë) bie në duart e organeve të gjeneralit Plastiras. Janë pikërisht këto organe që kryen masakrimin e tretë dhe të fundit në krahinën e Filatit. Kështu që çamët vazhdonin të binin pre e premtimeve, në kohë dhe vende të ndryshme nga Grekët e "Kalit Të Trojës", por tashmë jo e Trojës, por e "Kalit të Çamërisë". Edhe pse po mbushen gati 90 vjet, përsëri mbeten aktuale thëniet e poliedriku e diplomati Faik Konica kur i shkruante në një letër ish kryeministrit Anglez të asaj kohe: "Ne, shqiptarët, kemi frikë vetëm nga grekët, me qënë se ata kanë një armë të hatashme, shumë të fortë - dinakërinë". Në të vërtetë me dinakëri duhet kuptuar pabesi, intriga, tradhëti, vrasës, harbutë, keqbërës, zjarr vënës, të pamëshirshëm, të egër, horra, vagabonda, injorantë, etj.
Dinakëria e tyre është prezent tek ne edhe gjatë këtyre viteve të ashtuquajtura post diktaturës, duke bërë favorizime të diferencuara ndaj nënështetasve shqiptarë, si dhënie kredi bankare, dhënie pensione pleqërie (mjafton të jenë orthodoks, pavarësisht se janë racë shqiptare dhe që skanë punuar asnjëherë në Greqi), lehtësira në dhënien e vizave njerëzve të besimit orthodoks, duke përfshirë minoritetin grek, vllah si dhe atyre që ndrrojnë emrat nga Hasan në Vasil etj.
Geen opmerkingen:
Een reactie posten