25-06-2012

Vrasjet në Çamëri

 

U tha se në Shkurt të vitit 1913, shovinistët Grekë, arrestuan 72 burra nga më të ndigjuarit në zonën e Çamërisë, i muarën dhe i çuan tek një prrua në Selan të Paramëthisë dhe kapiteni Deli Janaqi ( me sa thotë kujtesa - ky ishte Gjiritas dmth nga Kreta) me 200 andartë të bandës së tij, pasi i masakroi u preu kokat. Ky ishte veprimi i parë
që bënë grekët për tju treguar:




a) Çamërve se ky do të ishte qëndrimi i Greqisë ndaj tyre dhe,


b) Fuqive të Mëdha, se kështu di të falënderojë Greqia ata që i dhuruan tokën dhe popullin e pafajshëm të Çamërisë.


Komunitet çam, si një fëmijë i braktisur nga prindërit dhe nga fqinjët, i pa përkrahuar nga askush, i pa mbrojtur nga askush, i pa dëshirueshëm nga askush, pa prit e pa kujtuar u gjend në rrugë të madhe, duke mbetur me shpresë të ndonjë mrekullie nga ato që thurren në prrallat e plakave, të cilave nuk u besojnë edhe ato vetë. Nga viti 1913-1922-1924 e deri në vitin 1945, kjo popullsi u poshtërua, u nënështrua, u çnderua, u shpronsua, u denigrua dhe ajo pjesë që arriti të shpëtonte, morri rrugën për të mos u shuar krejtësisht kjo farë njerëzore dhe u drejtua për në shtëpinë e "Nënë Madhe-s".


Kjo ishte situata politike, shoqërore, ekonomike, kulturore e popullsis çame nga 1913 deri në fillimet e vitit 1940, vit në të cilin filluan raprezaljet njerëzore, rrahjet, dëbimet, internimet, burgimet, vrasjet, therjet, përdhunimet, djegjet e fshatrave, shtëpive, faltoreve, pra nisën mësymjet frontale ndaj të pambrojturve, veprime këto të kombinuara e të komanduara nga qeveritarët dhe kisha orthodokse greke, duke përdorur andartët, të dënuarit në gjyqet Greke për kryerje krimesh të rënda duke u a falur dënimin me premtimin, që të vërsuleshin me sopata e hanxharë si bisha, për të shqyer një komunitet krejtësisht të pambrojtur.




Shteti Grek nga viti 1913 deri para ngjarjeve të vitit 1944, duke përdorur metoda nga më të ndryshmet për spastrimin etnik të çamëve myslimanë, arriti të ndryshojë raportet që zinin çamët dhe grekët në këtë krahinë: Brënda 30 vjetëve (1913 - 1943), sipas të dhënave statistikore vetëm për Filatin, Gumenicën, Paramëthinë dhe Margëllëçin në vitin 1913, (mbeten jashtë këtyre të dhënave Parga, Preveza dhe Arta për mungesë të dhënash), popullsia gjithsej ishte 51.110 frymë nga këta çamë 43.218 frymë ose 85 %, ndërsa grekë kishte 7.892 frymë ose 15 %; në vitin 1943 popullsia gjithsej zbriti në 43.497 frymë, nga këta çamë 26.884 frymë dhe grekë 16.613 frymë, duke pësuar ndryshime të ndjeshme të raportit ku nga 85 % që zinin çamët, arritën në 62 %, ndërsa popullsia greke ishte rritur nga 15 % në vitin 1913 arriti në 38 % në vitin 1943. Si rrjedhoje numuri i popullsise çame ishte pakësuar në 16.834 frymë dhe ajo greke ishte shtuar 8.721 frymë. Sipas të dhënave statistikore, të pjesëshme që jepen nga Greqia, popullsia e zonës së Çamërisë në vitin 2005, ka arritur në 184.091 frymë, nga këta çamë myslimanë nuk ka asnjë frymë. U arrit spastrimi nga çamët myslimanë si dhe asimilimi i çamëve orthodoks. Çamët orthodoks nuk u persektuan, nuk u vranë, nuk u therën, nuk u shpërngulën, sepse sipas teorisë Greke ata ishin orthodoks dhe çdo orthodoks është grek.


Çamët orthodoks janë në vëndin e tyre, në Çamëri, por nuk gëzojnë asnjë të drejtë si pakicë kombëtare shqiptare, atyre nuk u njihet gjuha, nuk kanë shkolla shqipe, nuk u lejohet të flasin apo të shkruajnë shqip, nuk u lejohet të deklarohen çamë të rracës shqiptare, etj. Greqia është deklaruar se nuk ka asnjë pakicë shqiptare në Greqi. Pra dhe me çamët orthodoks ajo mendon se e ka arritur strategjinë e saj të asimilimit të tyre në grekë. Kështu hapsira e Çamërisë së fisit Ilir të Thesprotisë, aktualisht është uzurpuar nga Greqia, por duke njohur historitë e ndryshme të shumë popujve, kam bindje të pa lëkundur se do të ndodhë një ditë "Mrekullia e rikthimit në identitet të saj" dhe," si çamët orthodoks dhe ata myslimanë, njerëz të së njëjtës farë, do të gëzojnë të mirat e kësaj toke së bashku". Për këtë, të mos harrohet as njëherë apo të nënvlerësohet puna me faktorin e brëndshëm, kjo theksohet se gjatë trajtimit të problemeve ndërshqiptare, si gazetarët, opinionistët, politikanët, etj i harrojnë ti përmëndin por e anashkalojnë duke trajtuar vetëm shqiptarët e Malit të Zi, Maqedonisë, Preshevës si dhe diaspora. Duhet thënë me plot gojën edhe: Shqiptarët çamë në Greqi!.

Geen opmerkingen:

Een reactie posten