25-06-2012

Masakrat në Çamëri: Synimi



Përgaditje terreni për autonomira deri tek kërkesa të drejt për drejta për Vorio-Epir dhe më pas?. Pse jo edhe Perandori....! 


Në muajin Mars1945, pasi ishte bërë marëveshja e "Varkizës", zervistët erdhën me të njëjtin program" të vrisnin të gjithë çamët që ishin kthyer në vatrat e tyre" sepse kjo detyrë për 'ta ishte "Një vepër patriotike"- siç u shkruanin njerëzve të tyre në Filat e rrethina. Zervistët sapo hynë në Filat kërkuan një komision nga grekët e vëndit dhe
bashkarisht me 'ta hartuan planin për shfarosjen e çamëve. Në këtë komision bënin pjesë:
Tasho, Jorgo Vajdhi e Jorgo Shuti. Këta i grumbulluan çamët në një vënd dhe zervistët u turrën ndaj tyre për ti therur me thika, por komisioni bëri sikur u doli në mbrojte, duke u thënë zervistave se do ti nisnin për në Shqipëri. Kështu bandat zerviste u zunë pritë në Vanër të Filatit dhe filluan të shtijnë ndaj turmës ku mbetën të vrarë 36 veta, nga keta 2 gra dhe 15 fëmijë. Megjithatë turma e çamëve të rraskapitur, të çveshur, me rroba të shqyera, të lemerisur, të llahtarisur, të shokuar nga masakra ashtu si pa vetëdije ecnin, vazhdonin rrugën në drejtim të fshatit Koskë afër kufirit me Shqipërinë. Në gjëndje krejtësisht shokuese arritën në Koskë, por dhe atje kusuret nuk kishin mbaruar, 60 gra e vajza ranë pre e epsheve shtazarake zerviste të komanduar nga: Kristo Berati, Arjir, Ajdhon e Ilia Kaço, Papa Qesari, Vangjel Zoto e Teme Berati. 


Një grup familjesh nga fshati Arpicë (Perdhika) ishin grumbulluar në Filat, si gjithë familjet e fshatrave të tjera, (për të qënë sa më afër kufirit). Dëshmitarët tregojnë se qëndruan në Filat 25 ditë, pastaj u lajmëruan nga komisioni i ngritur, që të iknin. Në orën 8,00 të mëngjezit i mblodhën tek Rrapi dhe i porositën të mos shpërndaheshin deri sa të vinin komitat e N.Zervës. Me ardhjen e tyre, i larguan nga qyteti duke vrarë burrat para syve të grave, të cilat bërrtisnin dhe britmat apo klithmat, ishin shumë të forta sa ndigjoheshin në tërë qytetin dhe në fshatrat për rreth, ata që i ndigjonin thoshin: Aman o Zot, ç'po ndodh?! Zervistat u ktheheshin grave duke u bërrtitur fort si të çmëndur:"I vrasim se janë shqiptarë" dhe suleshin me thika e sopata duke u prerë kokat dhe gjymtyrët. Ishte kjo kasaphana që edhe oficeri anglez N/Koloneli Palmer dhe komandanti Grek majori Sarandis e të tjerë që sëbashku me propagandën Greke e trajtonin:" ....po janë bërë disa gjëra të vogla". etj.etj.?!! 


Dëshmitarët tregojnë dhe shumë e shumë emra burrash, grash e fëmijësh të vrarë, të torturuar, të therur e të rrëmbyer jo vetëm në këto qytete e fshatra që u trajtuan më lart, por edhe në fshatrat e tjera të Çamërisë, por gjykojmë të mos i shkruajmë se edhe me kaq, dalin të qarta qëllimet e grekëve për realizimin e kësaj tragjedie të pashembullt. Tashmë njihen konkretisht vrasësit, vëndet ku janë vrarë, kush janë vrarë dhe dihet pse ka ndodhur?.


Historia e vërtetë vlerësohet nga tre kushte që janë: koha, ngjarja dhe vëndi. Besoj se akuza është plotësuar me elementët përkatës për tu besuar nga ata që janë ngarkuar ndërkombëtarisht për të bërë pretencën ndaj këtij genocidi.


Gjatë periudhës së tragjedisë së Çamërisë, siç u trajtua më sipër, në Greqi zhvillohej luftë civile, ndërmjet dy forcave politike, të cilat kishin qëllime të caktuara të kundërta me njëra tjetrën. Në Greqi luftonin dy forca politike:


a) EAM-i që përfaqësonte ushtrinë partizane (ELLAS-in) dhe,


b) EDES-i që përfaqësonte forcat proqeveritare.


Të dyja këto forca politike greke, i zhvillonin luftimet për të marrë pushtetin. Brënda këtij terreni dmth shtetit Grek ishte dhe trreni i Çamërisë, ajo ishte pjesë e pandarë, duke qënë kështu edhe djemte e vajzat e Çamërisë, në një formë apo tjetër u përfshinë në këto forca . Masa e përfshirjes në njërën apo tjetrën forcë, sipas të dhënave të kohës,ishte llogjike dhe e arësyeshme. Ndërsa në forcat e EDES-it muarën pjesë më pak se100 veta dhe këta kryesisht të rekrutuar nga ata që hiqeshin si pronarë të mëdhenj të tokave dhe për interesa të tyre u shkonte për shtat synimi politik i EDES-it, që kuptohet ishin pronazistë; në forcën tjetër atë të EAM-it që kishte synim çlirimin e vëndit nga okuptaori dhe garantonte liri, barazi e demokraci pas marrjes së pushtetit, muarën pjesë mbi 700 veta, ose mbi 7 herë më shumë se nga ata që iu bashkëngjitën forcës tjetër EDES-it që bashkëpunonte me gjermanët. Ky fakt është argument tepër llogjik që vërteton pozicionin e kësaj popullsie gjatë luftës civile ecila nuk bashkëpunoi me gjermanët. Fakt tjetër që vërteton pozicionin e kësaj popullsie gjatë luftes civile është rikthimi i një pjese të saj gjatë periudhës që krahina e Çamërisë ishte nën kontrollin e EAM-it (kujtojmë se ishte forcë politike Greke) dhe po të fitonte ELLAS-i çamët do të ktheheshin të gjithë në vëndin e tyre. Pra, kuptohet qartë se kthimi i çamëve nuk ishte pengesë sepse ata "urreheshin nga grekët, apo paskan bashkëpunuar me gjermanët". Fati i keq e desh që luftën civile ta fitonte EDES-i, e cila megjithse u udhëhoq nga pronazistët, me dinakërinë e saj, manovroi dhe arriti të siguronte ndihmën e Aleatëve, nuk mund të lihet pa u përmëndur se për anglo-amerikanët ishte dhe pozicioni jo dashamirës për EAM-in. Theksojmë se gjatë luftës EDES-i realizoi masakrën në zonën e Çamërisë, e cila ishte e projektuar, siç u njohëm tashmë, në strategjinë gadi dy shekullore të Greqisë.


Lidhur me tragjedin e Çamërisë, studjuesi dhe shkrimtari Grek Niko Stylos, me originë nga Preveza në "Etrouskika" shkruan : "Apsolutisht i bindur se katastrofa ose më mirë ndjekja e Tirinejve apo Etruskëve është vepër e Kristjanëve, ndjekje prej dhjetra shekujsh që viktimë të fundit patën çamët, ndryshe të quajtur turkoshqiptarët e Thesprotisë"......edhe pse përndjekja nga shtëpitë e tyre të myslimanëve çamë nuk e konsideroj vetëm një veprim antikristjan por edhe turpin më të madh të Greqisë së Re, këtu nuk do të bëj asnjë trajtesë mbi këtë temë, por vetëm e thjeshtë them se, në shkrimet e shumta të ndryshme të propagandës Helenokristjane që janë shumë të dobëta (të varfëra në argumenta) por që nuk mjaftohen në zbukurime por i hedhin edhe ca vaj sipër për të shkarë ( rrëshqitur) më mirë gënjeshtra, do të thoja se edhe në se ishin të vërteta ashtu siç ata i shkruajnë, në një shtet të së drejtës vëndi i kriminelëve është në burg dhe ndërkohë po ky shtet të kujdeset për familjët dhe fëmijët e tyre".


Ky është mendimi i inteligjencës greke, mendim i drejtë që lidhet me shkallën e ndërgjegjes së një race dhe të demokracisë së vërtetë, me virtydet, karakterin, ndershnmërinë, përgjegjshmërinë ndaj vehtes dhe të tjerëve, por këto veti nuk mund ti kërkosh tek rracat që pjellin bastardë, tek këto rraca sigurisht ndodhin tragjeditë më të pabesueshme që shkojnë deri në kanibalizëm! Nuk kam parë në Bibël asnjë rrjesht që krisjanizmi të jetë teori e vrasjeve, therjeve, përdhunimeve, raprezaljeve, kështu që plotikanët e papazllarët e Greqisë bëjnë mirë ta lexojnë me kujdes Biblën dhe të veprojnë sipas predikimeve të saj.


Por kush ishte propaganda e atëhershme greke e cila përpiqej të argumentonte ndryshe nga sa kishte ndodhur. Për këtë lexojmë artikullin e Athanas Konduras me titull:" Një përgjigje "Bashkimit" (Gazetës Bashkimi) të Tiranës, botuar në gazetën e përjavshme "Ipiritikon" të Janinës me datë15 Maj 1945, ku midis të tjerave ai shkruan:


"Gënjejnë myslimanët e Çamërisë kur thonë për vrasje e persekutime në kurriz të tyre: I siguroj, megjithse e dinë mirë, se nuk janë realizuar gjëra të tilla. Gjithë ata që u ekzektuan, shkuan para gjyqit ushtarak si tradhëtarë, të tjerët morën pafajësin si psh Shuaip Cane, Mehmet Aliu etj. Po kjo çështje është e vjetër, ndoshta janë vrarë të tjerë, atëhere kur duke luftuar u sprapsën me qëllim që të shpëtonin plaçkat që kishin grabitur nga fshatrat greke. Por ç'mund të bëhet kur është luftë? U trëmbën nga drejtësia Greke dhe ikën përtej kufijve ku filluan të shfaqin ankesat e tyre dhe të sulmojnë me banda tokën greke duke bërë ashtu, dëmtojnë një miqësi pas luftës që mund të realizohet midis Shqipërisë dhe Greqisë, e cila nuk është edhe çudi të rregullohet e të jetë e ngushtë mbasi të rregullohet çështja e Vorio- Epirit dhe ti jepet Greqisë së cilës i takon. Dëmtojnë edhe vetë Shqipërinë, e cila akuzohet për qëndrimin që mori si shtet në luftën e përbotëshme. Eshtë koha që të kuptojnë. Do të fitojnë shumë. Ne grekërit- vazhdon Athanasi- kur na ngacmojnë të tjerët, nga të vegjël bëhemi të mëdhenj, nga të dobtit bëhemi të fortë, nga të butët bëhemi të egër. Për pleshtin, djegim jorganin. Këtë e dëftuan (treguan) ngjarjet e viteve të fundit. Afër me të metat tona të mëdha, kemi edhe shumë të mira. Harrojmë shpejt, shumë shpejt, si djemtë e vegjël. Në qoftë se nuk na ngacmojnë çamët dhe nuk na krruajnë plagët që na kanë hapur duke bërtitur, duke qarë dhe duke spiunuar, do të harrojmë shpejt çdo gjë që na kanë bërë dhe kështu kanë shpresë të shohin prapë Çamërinë. Ndryshe krimet e tyre do ti ndjekin gjer në Krujë, kur do të jenë të sigurtë, sepse nuk do të kenë ndonjë frikë të harrojnë deri atje gjyqet greke për kriminelët e tradhtarët" 


Këtu mbaron artikulli i Athanasit dhe duke qënë kaq larg së vërtetës, nuk mendoj se ja vlen ti bëhen komente: Ai nuk ka kuptuar asgjë: Vrasjet, therjet, djegjet e shpërngulja mbarë në të gjithë Çamërinë, nuk ishte se çamët luftonin me shtetin Grek, pasi çamët ishin nënshtetas grek, nuk ishin shtet më vehte, por kishin shtetin Grek, ishte ai që ndërseu ushtrinë zerviste për të shqyer, vrarë e therur këtë komunitet, nuk kishin ushtri për ti bërë ballë banditëve, kriminelëve, andartëve, ushtrisë zerviste që u sul mbi fshatrat e popullatën çame myslimane pa kursyer as fëmijët, as gratë e as pleqtë, por kositi mbarë, e etur për të vrarë e therur, për të grabitur, plaçkitur, djegur e shkretuar gjithshka. Sa i përket ndjekjes me gjyqe deri në Krujë, janë bllofe, sepse një njeri i drejtë dhe njohës i ligjeve nuk mendon se gjykohen edhe fëmijët e aq më shumë ato foshnja të palindura që u nxorrën nga berqet e nënave shtatëzana. Këto nuk i ditka Athanasi, por jo vetëm ky, por edhe oficerë të tjerë grekë, qeveritarët grekë apo dhe disa oficerë anglo-amerikanë, që bashkë me oficerët e zervës u bënin thirrje që çamët të mos largoheshin se nuk i gjente asgjë, por kur këto thirrje u besuan në Paramëthi, Pargë, Prevez e Filat, fshatra të tëra u dogjën, gra e fëmijë u therën, u përdhunua Çamëria. Çamët nuk kishin ushtri për tu mbrojtur dhe ata mbi 600 djem e vajza çame që u bashkuan me ushtrinë e ELLAS-it dhe luftuan kundër nazizmit, nga qeveritarët e Greqisë jo vetëm që nuk ju a njohën këtë luftë të përbashkët me grekët, por përkundrazi u trajtuan jo se luftuan kundër ushtrisë gjermane, por se luftuan kundër ushtrisë së EDES-it. Gjithandej intriga e hipokrizi, mohim e vetëm mohim.


Lidhur me porositë që jepen se vetëm në Krujë e sipër çamët do tu shpëtonin gjyqeve, dihet se dhe këto skanë vlerë kur Grekomanët ëndërrojnë Vorio Epirin duke e quajtur tokë Greke, që është si drita e diellit Shqiptare. Kjo pak rëndësi ka. Rëndësi kanë disa qëndrime politike të sotme qoftë dhe shqiptare që mendojnë se hyrja në Bashkimin Eurropian do ti bëjë të pavlefshëm kufijtë shtetërorë dhe politikë dhe ne duke synuar në integrimin Europian duhet të heqim dorë nga nacionalizmat për kufijtë. Kjo tezë është shumë e rrezikshme, sepse baza e gjithshkaje është barazija e duke qënë kështu, kuptohet se pabarazija bie në kurriz ose të njërit ose të tjetrit. Në rast se nuk do kenë shumë rëndësi kufijtë ndërshtetëror, atëhere përse shtetet që janë në Bashkimin Europian kërkojnë me forcë nga shtetet që duan të integrohen në Bashkimin Europian lëshime territoresh, ndryshe vepron "vetoja", siç janë rastet e Sllovenisë me Kroacinë, ose Greqia për emrin e Maqedonisë, apo lidhje marëveshjesh për kufijt detarë pa vendosur më parë për kufirin tokësor dhe pa hequr ligjin e Luftës me Shqipërinë, apo krijimin e varrezave gjoja për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës së II-të botërore si në Përmet, Korçë etj, pa kërkuar e lidhur marëveshje për të gjetur kockat dhe për të bërë varrosjen në varreza për të vrarët, të therurit, ku shumica janë gra e fëmijë, nga ushtria Zerviste në Vanër të Filatit, në fshatin Spatar, në Pargë, në Paramëthi, në Margëllëç, në Arpicë, etj. Drejtësia simbolizohet me stemë "Balancën" apo peshoren, pra nga barazija, shkurt nuk ka dhe nuk duhet të ketë dy qëndrime, dy standarte në drejtësi. Kjo le të kuptohet drejt si nga të tjerët dhe nga ne shqiptarët. Shqiptarët gjithmonë kërkojnë drejtësi dhe jo lëshime për hir të ndonjë integrimi këtu apo atje.



Geen opmerkingen:

Een reactie posten