Në kurthet dhe gënjeshtrat greke, atëhere ranë edhe përfaqësuesit e delegacioneve anglo-amerikane, që ngarkoheshin për verifikimin në vënd të kërkesave të çamëve ndaj masakrave të ushtrisë zerviste, një ndër ta ishte dhe dërgimi në Greqi i një anëtari të misionit Britanik N/Koloneli Palmer, i cili hetoi në vënd dhe vërtetoi se....." me të vërtetë bandat e zervës kanë masakruar popullin e minoritetit çam" (të cilat i pa qartazi dhe ishte i bindur), mirpo i justifikoi masakrat, duke thënë ......" se arësyet e këtyre masakrave ishin urrejtja që ushqenin grekët për këta shqiptarë e shtuar kjo sidomos
nga bashkëpunimi i tyre me gjermanët gjatë okupacionit të huaj".( Në rast se ishte urrejtja e grekëve ndaj çamëve z. Palmer duhej të kritikonte racizmin grek dhe jo ta merrte këtë si bazë për të miratuar genocidin). Le të lexojmë se si n/kolonel Palmer i raportonte ( lexo: gënjente) qeverinë e tij: " Në një diskutim, raportonte Palmeri, me majorin Sarandis (ish komandant i lartë i ushtrisë Greke, në Epir) ky i fundit pranoi që masakrat e bëra, u bënë në Mars 1945 nga disa elementë prej Korfuzit dhe aproksimativisht 60 njerëz u vranë, ai pranoi në përgjithësi veprimet e kaluara të bëra prej Grekëve kundër minoritetit shqiptar-çam" , ndërsa e pranonte këtë vepër, veçanërisht atë të Marsit 1945, përsëri justifikonte duke thënë: " por ato u bënë kundër urdhërave të gjeneral Zervës...." etj. N/Kolonel Palmer me raportin e tij mundohej të justifikojë masakrat e grekëve kundër minoritet çam, mundohej ti nxjerrë si një rrjedhim të bashkëpunimit me gjermanët dhe mundohej të nënëvlerësojë kontributin që ka dhënë minoriteti çam për çlirimin e Greqisë në radhët e ushtrisë nacional çlirimtare Greke. Për këtë Palmer raportonte: "Çamët shqiptarë pretendojnë të kenë patur një batalion 400-700 luftëtarë me ELAS-in, kjo ndofta është kështu, por qëllimet e tyre duhet të kenë qënë më shumë kundër EDES-it se sa kundër gjermanëve". Edhe për argumentet e sjella nga N/Kolonel Palmer, nuk ja vlen të ndalesh, sepse ai foli si avokat i Athinës dhe jo si oficer dhe i dërguar i Aleatëve për të dhënë mendimet e tij mbi të vërtetat që do mblidhte në vënd. Ndofta ishte për ti qarë hallin kur thoshte :"...kjo ndofta është kështu, por edhe duhet të kenë qënë...."
Për të qënë korrekt, kishte dhe përfaqësues të tjerë të misioneve të huaja që e kanë trajtuar drejt problemin e krimeve të grekëve ndaj Çamëve myslimanë në Greqi, siç është rasti i Zotit Hutchincon, anëtar i Parlamentit Britanik, i cili sipas gazetës "News Crocniche" Nr 31.966, datë 11.12.1945, ka miratuar të vërtetat e krimeve dhe masakrave të bëra nga monarko-fashistët Grekë mbi minoritetin mysliman të Shqipërisë në Çamëri.
Por, në çdo rast nuk duhet mënjanuar aftësia e qeverisë Greke që në servirjen e problemeve që trajtonin masakrat ndaj çamëve, ajo fshihej nën petkun se çamët bashkëpunuan me gjermanët dhe se ishte rrjedhojë e urrejtjes së grekëve ndaj tyre: Në të vërtetë nuk qëndronin as njëra dhe as tjera, por diplomacia Greke ishte e fortë me gënjeshtrat e saja sa nga vënd që ishte në krah të nazizmit, me përfundimin e luftës, arriti të kalonte në anën e Aleatëve. Nga do fiton dinakëria e grekëve!!
Vrasjet, djegjet, therjet dhe shpërngulja me dhunë që u realizua në Çamëri, ishte thjesht dhe vetëm se ky komunitet ishte i racës shqiptare dhe i besimit mysliman dhe objektivi i shtetit dhe kishës Greke ishte që kjo popullsi duhej spastruar, ndërsa pjesa tjetër e çamëve, e atyre që ishin të besimit orthodoks duhej të asimiloheshin.
Kjo ishte strategjia e Greqisë e vënë në zbatim "hap pas hapi" në 100 vjet (1844-1944).
Eshtë me vënd të trajtohet pak edhe për periudhën mbas dëbimit të çamëve, me terror dhe pa marrë asgjë me vehte. Me shpërnguljen e çamëve, u krijuan komisione për ndarjen apo për plaçkitjen e pasurive. Kështu major Gallani u ngakua dhe udhëhiqte grabitjet në rajonet e Gumenicës, Volës dhe në Gropa; kurse për shkatërrimin e Margëllëçit, Pargës, Arpicës dhe Mazrrekut u ngarkua major Papa Nika nga fshati Agjija; në rajonin e Paramëthisë major Zotoja nga Pllakotija dhe për rajonin e Filatit major Kaço nga Filati.
Kuptohet se masakrat e Çamërisë nuk u realizuan nga hajdutë që vepruan ilegalisht, por si rrjedhojë e një plani të përgaditur dhe të vënë në zbatim nga vetë qeveria e Athinës. Kjo është e vërteta, ndryshe edhe sot qeveritë Greke, nuk do të mohonin ekzistencën e çështjes çame, por do të pranonin genocidin dhe do të kërkonin falje për tragjeditë e prindërve të tyre.
Nga muaji Prill dhe Maj i vitit 1945 shtëpitë e çamëve dhe pronat e tyre u zaptuan prej familjeve të zervistave të ardhur nga fshatrat e Janinës si nga: Popova, Selari, Llabanica dhe nga krahinat e Frarit etj. Disa nga familjet zerviste që janë strehuar në shtëpitë e çamëve, sipas dëshmitarëve okularë janë: Në shtëpinë e Mulla Selam Mezanit nga Vola është vendosur Niko Ilia nga fshati i Janinës kriminel ordiner, me detyrë korofillak që vrau gjatë okupacionit Italian Tefik Qemalin nga Karbunari dhe dr.Jahja Ahmetin nga Margllëçi etj. Pas shpërnguljes së çamëve ky u vendos kryeplak i Volës. Pasurinë e Mamo Hatipit nga fshati Arvenicë, të përbërë nga 1.200 rrënjë ullinj, shtëpine dhe pronat e tij i ka zaptuar Andon Tashina ish oficer i Zervës; Fabrikën e miellit dhe të vajit të ullirit e ka marrë Andon Tashina bashkë me priftin e Volës. Pasurinë e Harunit, Sabri Kasimit dhe të të gjithë lagjes "Veinjar" i ka zaptuar Anastas Kosta ish oficer i Zervës dhe banda e tij. Në qytezën e Arpicës u vendosën 45 familje nga Agjija dhe Rrapeza si dhe 420 familje nga fshatra të tjera. Këshillat e fshatrave në bashkëpunim me prefektin e Filatit Stavro Koço, kryetarin e Bashkisë Dhimitrio Boçi dhe me komandantin e xhandarmërisë major Cirlaqi bënin vlerësimin e prodhimit të ullirit dhe bereqetit për vitin, pjesën më të madhe e mbanin për vehte, 20 % ja jepshin qeverisë, ndërsa pjesa që mbetej u jepej grabitqarëve të vegjël që kanë zaptuar pronat e gjithë çamëve etj. Ky ishte fati i pronave dhe pasurisë së Çamërisë
Komuniteti çam, e kujton dhe do ta kujtoj tragjedinë që i kanë shkaktuar, deri sa të vihet në vënd drejtësia, ajo do ta ngrejë zërin deri sa të gjejnë qetësi shpirtërat e fëmijëve të therur, grave të vrara e të përdhunuara, pleqtë e plakat dhe burrat krejtësisht të pafajshëm që u therën si bagëtia, që u janë prerë kokat e gjymtyrët me sopata nga kriminelët e gjysmës së parë të shekullit XX-të. Deri sa ata që shfrytëzojnë pasuritë e grabitura, të rrëmbyera e të plaçkitura, të dëmshpërblejnë dhe të kërkojnë falje, nëpërmjet përfaqësuesve të shtetit të tyre, duke njohur botërisht genocidin e turpshëm, të kryer nga gjyshërit dhe baballarët e tyre. Këta duhet të skuqen e të ndjehen të turpëruar nga veprimet e 70 vjetëve më parë që kanë kryer njerëzit, që njihen tashmë si autor të kësaj kasaphane, të kësaj tragjedie të pa shoqe. Atëhere do të ulemi, do bisedojmë, punojmë e jetojmë, siç kanë jetuar stërgjyshërit tanë, në paqe, qetësi dhe vllazëri.
Nga sa mësuam për tragjeditë e ndodhura, lind pyetja: Vërtet mund të arrihet kjo? Gjithshka është e mundëshme kur caktohen kushte dhe realizohen ato! Shoqëria njerëzore i ka kapërcyer organizimet perandorake, si Romake, Bizantine dhe Osmane, ajo tani është mbështetur e mbështetet në drejtim të organizimit të shteteve me bazë kombesh, që përfaqësohen me raca, ku pranohen në 'to dhe raca të tjera, të cilat detyrimisht i përgjigjen bashkëekzistencës, ato kanë të drejta dhe detyrime të barabarta kushtetuese njëlloj si raca që përbën shumicën, në të kundërt rrëzohet "kalaja", Kusht tjetër duhet të jetë që shtetet të jenë, siç thamë sipas rracave (komuniteteve), por asnjëherë të cilësohen me baza fetare, të cilat do ta zhysnin njerëzimin përsëri në "Mesjetën e zezë".
Kërkohet bashkëjetesë racash e feshë ku asnjëra të mos diktojë tek tjetra, të mbizotërojë respekt i ndërsjelltë njerëzor! Fetë le të predikojnë në vëndet përkatëse si në Sinagoga, Kisha, Xhami, Teqe etj. atje le të merren me edukimin e shpirtrave të njerëzve dhe të jenë detyrimisht të përjashtuara nga politika, nga shteti, asnjë strukturë shtetërore të mos ndikohet nga Feja.
Dashuria e Çmëve ndaj atdheut dhe vëndit të tyre ishte shumë e madhe, ata pranuan sakrifikimin e tyre para largimit nga vëndi, por ata nuk menduan se do të arrinin veprimet shtetërore në atë masë sa të thernin njerëzit mbarë; çamët humbën shumë njerëz; humbën pasuritë e tyre; humbën, duke mos pranuar këmbimin, hapsirat teritoriale që do t'u viheshin në dispozicion; ata ranë prè e mashtrimit shtetëror e ushtarak; ata besuan më shumë nga sa duhej, si rrjedhojë mashtrimi fitoi ndaj drejtësisë; ata humbën shumë, sepse nuk e menduan që shteti i tyre do të përdorte shpatat, hanxharët, sopatat e thikat, shkurt nuk e menduan se shteti i tyre do të lejonte të vringëllinte shpata dhe kryqi mbi 'ta. Çamëria u vra, u dogj dhe humbi shumë. Çamët të detyruar mbetën pa atdhe, për Greqinë e për Turqinë.
Fati i Ilirëve ishte caktuar që të shpërbëhej në: Shqiptarë, Kosovarë, Çamë, Arbëreshë, Arvanitas, Arnautë, etj. të cilë janë sllavizuar; por sot në ato shtete që janë vërtet demokratike, ruhet e nderohet gjaku i Arbërit, shembulli i gjallë gjëndet në Itali me Arbëreshët. Të gjitha këto nënndarje duhet të ndërgjegjësohen e të vendosin një datë përkujtimore të emërtuar "Festa e Njohjes së Gjakut"; ku të mblidhen nga çdo vënd, të gëzojnë me njëri tjetrin; të respektojnë popujt që ndër shekuj u kanë afruar mundësinë e integrimit të tyre në këto apo ato shtete.
Nuk ishin Ilirët racë apo komb që tradhëtuan vëndin, por kombet fqinjë që kanë lakmuar dhe e lakmojnë këtë vënd, ata kanë derdhur zjarr e hekur ndaj këtij kombi që është shpërbërë. Edhe sot nuk është Shqipëria e mallkuar apo e varfër, por janë vazhdimsitë lakmimtare dhe megallomane të fqinjëve që e kanë detyruar të jetë e shpërqëndruar dhe e coptuar. Prejardhja, Atdheu, Vëndlindja dhe Vëndbanimi (pavarësisht rrethanave, ngjarjeve apo largësive) janë strehat e njerëzve, ato trashëgohen dhe trasmetohen brez pas brezi, për 'to nuk ka as "Harron" dhe as "Hadhe"; ato nderohen, kujtohen dhe mbushin me krenari të ligjshme. Njerëzit duhet të rrojnë me realitetin, të njohin të shkuarën dhe të ndërtojnë të ardhmen.
Çamët që u vranë, u therën, u internuan, u torturuan, u shpronësuan, u çnderuan, u dëbuan dhunshëm nga vatani (nga viti 1913 deri në Mars 1945), ishin prindërit tanë, motrat dhe vëllezërit tanë më të mëdhenj. Ne e dimë këtë dhe e dimë shumë mirë. Ata që mbetën të vrarë e të humbur atje dhe ata që mes tmerreve arritën të kapërcenin kufirin dhe që sot mbas 70 vjetësh po thuaj nuk jetojnë më, shumica nga vdekjet natyrale, janë dhe do mbeten për jetë të jetëve njerëzit më të nderuar e të rrespektuar të shekullit XX-të, njerëzit që dhanë shembullin më të lartë të shprehjes së dashurisë ndaj vendlindjes, njerëzit e ndershëm e të drejtë që u desh të sakrifikoheshin për vatanin dhe që u ndeshën me mjete materiale e morale krejtësisht të pabarabartë me njerëzit mizorë që frymëzimin dhe moralin e gjetën tek shteti dhe kisha Greke.
Nderimi ndaj tyre, është obligim i ligjshëm për ne dhe krahas formave të tjera demokratike, ne pas ardhësit e tyre, duhet të realizojmë edhe tre statuaja, ku të skaliten në bronx ngjarjet e vërteta dhe shumë të turpshme për ata që i kryen, dhe sot, fëmijë e tyre thonë, pa u tronditur për veprat kriminale të prindërve të tyre se: " Çështja Çame nuk ekziston!"
Tre statujat, sipas amanetit të tyre të paraqesin:
a) Një nënë shtazanë me bark të çarë, duke u rrëzuar për tokë, foshnjën gadi gjysëm të shkëputur nga barku i nënës dhe ushtarin zervist me thikë që kullon gjak mbi foshnjën dhe nënën duke vdekur. Kjo statujë të vendoset në Bruksel, në kryeqëndrën e Bashkimit Europian, për ti thënë popujve, që ndodhi të tilla të mos ndodhin më kurrë në botë.
b) Përsëri një nënë, së cilës i rrrëmbejnë nga duart fëmijën dy vjeç, ja therin përpara syve të saj dhe ajo nga tmerri bie e vdekur në tokë dhe dy ushtarë zervistë duke therur foshnjën. Kjo statujë të vendoset në sheshin "Omonia" në Athinë, për të mësuar të vërtetën ndaj "Çështjes Çame" që zervistët grekë kanë kryer gjatë genocidit 1944-1945 ndaj çamëve, për të shërbyer në zhdukjen e pikpamjeve raciste etnike dhe fetare ndaj popujve në botë.
c) Përafërsisht pamjen e N. Zervës dhe kapiten Miltjadhit, duke qënë para një furre të ndezur dhe me fytyra të egërsuara, jo njerëzore, ku hedhin një djale 13 vjeçar brënda në furrë. Kjo statujë të vendoset në Margëllëç, për të treguar se kur shteti është i kapur nga vrasësit, nuk pengohet për të kryer vepra tepër makabre.
U tha për këto tre statuja, pasi ngjarjet makabre nuk kanë të numuruar në atë genocid, por këto të trija, mund ta trondisin ndërgjegjen e njerëzve dhe të udhëheqësve botërorë, që të heqin duart dhe të largojnë planet apo idetë për të kryer kasaphana ndaj njerëzimit, kushdo e kudo qoftë ai.
Çamëria në një formë apo në një tjetër, u bë pré për orekset e trashëgimtarëve të "Megallo-Idesë", ajo pagoi për luftën e bërë dhe fitoren që arritën bashkë me luftëtarët grekë kundër pushtimit Rus, por që nuk do ta harronte kleri orthodoks grek; ajo u tradhëtua disa herë nga prindërit e saj; ajo u tradhëtua ashtu si dhe Kosova që në vitin 1912 me shpalljen e pavarësisë; ajo u bë plaçkë tregu për interesat e Turqisë së cilës duhet ti rëndojnë në ndërgjegjen e saj përgjegjësitë për mosveprimet legjitime në caktimin e kufijve të vërteta shqiptare; ajo u tradhëtua nga këshilltarët apo misionerët e Fuqive të Mëdha, të cilët raportuan të pavërtetat e qëndrimit të popullsisë së saj ndaj okupatorit, pasi ata u blenë me ar nga qeverite greke; ajo u tradhëtua nga "krerët" e saj, të cilët nuk treguan aspak largpamësi por e lanë atë në fushë të hapët e të pambrojtur duke u bërë lehtësisht pré e thikave, sopatava dhe hanxharëve të megalloistave vdekjeprurës. Çamërinë e tradhëtuan forcat Aleate kundër boshtit, ato me sytë e tyre panë genocidin, kasaphanën greke ndaj popullsisë së pambrojtur të Çamërisë dhe as atëhere dhe as sot nuk janë ulur të korigjojnë gabimin më të madh historik dhe të vënë në vënd lirinë dhe të drejtat që ka kërkuar e kërkon popullsija e krahinës së Çamërisë, si ajo myslimane (për tu kthyer në vëndbanimin e saj autokton) dhe ajo krishtere (për t'ju njohur të drejtat dhe liritë e saj si pakicë shqiptare në vendbanimin e saj autokton), të dënohet genocidi etnik e fetar grek, të sigurohet liria dhe paprekshmëria, të vendoset demokracia e vërtetë që aq shumë flitet e flitet.

Geen opmerkingen:
Een reactie posten