
Çdo dukuri, ngjarje, fenomen shoqëror ka origjinën si fillim procesi historik. Kemi këtu parasysh momentin e lindjes dhe shkëlqimit të tij. Pastaj maja e arritjes apo suksesi udhëton nëpër kohë dhe transformohet derisa vjen dhe na gjen ne në ditët e sotme. Natyrisht i nënshtrohet një ndryshimi të pandërprerë, i cili i jep një kuptim të ri, formë dhe domethënie të veçantë. Kur bëhet rezistent, arrin pavdekësinë! Mbetet koncepti qendror, i veçantë dhe më i rëndësishmi!…
Në fakt, këtë shkrim timin, unë dua t'ia dedikoj flamurit tonë kombëtar … Flamuri ynë përbëhet siç edhe dihet prej dy ngjyrave kryesore. Nga e kuqja dhe e zeza! E kuqe është fusha e flamurit! E zeza qëndron në mes, me shqiponjën e famshme dykrerëshe. Pyetja shtrohet se pse duhet të jetë kështu? Çfarë mesazhi fshihet për mijëra e mijëra vjet, mbrapa këtyre dy ngjyrave? Nga e kanë origjinën pra, këto simbole? Po ne brezi i sotëm, a mundemi të zbërthejmë kodin e saj të vërtetë?…
Një filozofi e vjetër thotë; "Në qoftë se përpiqet njeriu, për të gjithçka është e mundur"!…